Flet eksperti i Shëndetit Publik: Jemi të gatshëm të ndihmojmë, na ka lënë pas dore

03/04/2020 14:12

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” Indrit Seferi.

Indrit Seferi, ekspert i Shëndetit Publik pretendon se shteti këtë kategori e ka lënë pas dore, pasi edhe ata kanë dëshirë të kontribuojnë në këtë situatë kaotike që ndodhet vendi ynë, si pasojë e koronavirusit. Aktualisht, thotë Seferi, në Shqipëria ka gjithsej 15 epidemiologë, të cilët shërbejnë në të gjithë vendin.

Pra ai, duke parë këtë emergjencë, mendon se edhe ekspertët e Shëndetit Publik janë të gatshëm, profesionalisht të ndihmojnë. Po ashtu ai shtoi se gjerësisht po flitet që një nga mënyrat për të frenuar përhapjen e koronavirusit është dinstancimi social, pra të mbajmë një dinstancë nga njëri-tjetri. Seferi e shikon të domosdoshme që përpos kësaj mase, të mbahet dhe një izolim fizik, që do të thotë edhe personat brenda një familje të mos takohen.

“Aktualisht në Shqipëri janë 15 epidemiologë, që janë në punë. Formimi i tyre është i ngjashëm me të ekspertëve të Shëndetit Publik. Kërkesa kemi bërë kjo ka qenë në mënyrë graduale sporadike, por kjo nuk duhet bërë me ligj që këto profesionistë të vendosen në përdorim. Dëshiroja të sqaroja edhe dy terma, termi izolim social dhe izolim civil. Izolim social do të thotë që njerëzit të mos takojnë me njëri-tjetrin në afërsi fizike. Nuk mjafton vetëm izolimi social, por duhet të bëhet edhe izolimi fizik, që edhe personat brenda familjeve të mos takohen fizikisht me njëri-tjetrin”, u shpreh Seferi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA