Familja me 11 anëtarë në izolim/ Fëmijët nuk bëjnë dot shkollë në distancë, s’kanë as ushqim

03/04/2020 12:31

Ndodheshim në shtëpinë e Tefik Brukës, i cili banon në fshatin Laknas, pjesë e bashkisë së Kamzës.

Këto ditë izolimi kjo familje e ka pasur shumë të vështirë ti përballojë, për shkak sepse përbëhet nga 11 anëtare dhe askush prej tyre nuk është në marrëdhënie pune.

“Morëm ca ushqime, ca miell, dhe me ato jemi tani. Punë dy tre ditësh edhe ato mund të mbarojnë. Se si do vejë halli jonë, nuk e di”.

Nuk ka ardhur dikush nga bashkia t’iu sjelli ndihmë?

“Na kanë pru një qese me dy kile makarona, dy oriz, një vaj, një thes patate, të kalbura, tre kilogramë molla dhe kaq. Si kam parë më në derë”.

Vështirësitë ekonomike të kësaj familjeje, kanë ndikuar edhe në edukimin shkollor të fëmijëve.

Alketa, në çfarë klase je ti?

“Në klasë të katërt”.

Në shkollë nuk po shkon sepse shkolla është mbyllur. Si po i bën mësimet?

“Nuk po i bëj”.

Po përse?

“Sepse nuk kam internet”.

“Unë jam në klasë të tetë”.

Mësimet po i zhvillon?

“Disi”.

Po përse disi?

“Po sepse nuk kam internet me çfarë ti bëj. Nuk kam”.

Nënë Hatija, numëron 77 vite mbi supet e saj, por edhe pse në pleqëri, asaj i duhet që të shoh, nipërit, mbesat dhe djalin e saj, teksa jetojnë mes vështirësive. Pensioni i saj, ka qenë një ndihmë shumë e madhe për këtë familje.

“ 90 mijë. Ilaçet duhet me i marr. Po dua të marr vaj, po dua të marr miellin, se mbesim pa bukë. Që është kryesorja. Mbrapa ushqimet”.

“ Këto ditë ashtu. Kemi ardhur verdallë me zor. “Me ta e pa ta: Më shumë pa “ta””.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA