Covid-19/ Pse në New Orleans vdesin dy herë më shumë njerëz sesa në New York?

03/04/2020 12:03

Duket se në New Orleans, koronavirusi po ecën me ritme shumë më vdekjeprurëse sesa në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara dhe mjekët thonë se shkaku është mbipesha dhe sëmundjet e lidhura me të.

Së bashku me New York dhe Seattle, New Orleans është një nga vendet e para që koronavirusi ka prekur në Shtetet e Bashkuara. Niveli i vdekjeve është dy herë më i lartë se në New York dhe katër herë më i lartë se në Seattle.

Banorët e New Orleans vuajnë nga mbipesha, diabeti dhe hipertensioni me ritme më të larta se mesatarja kombëtare. Mjekët dhe zyrtarët e shëndetit publik, thonë se pacientë të tillë janë më të prekshëm ndaj Covid-19.

Rreth 97 përqind e vdekjeve të Covid-19 në Luiziana kanë pasur një sëmundje të mëparshme, sipas Departamentit të Shëndetësisë. Diabeti ishte i pranishëm në 40 përqind të vdekjeve, 25 përqind ishin mbi peshë, sëmundje kronike në 23 për qind, dhe problemet e zemrës në 21 përqind.

New Orleans, i cili ka vrarë më shumë se 115 njerëz deri më tani, mund të jetë një sugjerim i asaj që do të ndodhë kur pandemia të arrijë forcën e plotë në pjesët e tjera të Amerikës së Jugut, që gjithashtu kanë nivele të larta të obezitetit, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA