Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarët që kthehen në Shqipëri bllokohen në temperatura të larta, pala greke punon me ritme të ngadalta Familja Bega prej 12 anëtarësh në fshatin Samaticë, bashkia Ura Vajgurore jetonë në kushte të varfërisë ekstreme .
E vetmja e ardhur për të siguruar jetesën ishtë mbledhja e hekurishteve dhe shitja e tyre. Ndërsa sot, në kohën e izolimit nga situata që solli Covid-19 nuk mund të sigurojnë as edhe bukën e gojës.
Lindita, e cila është nëna e 10 fëmijëve, ku fëmija më i madh 13 vjeç dhe i vogli 2 vjeç i vjen turp të flasë, pasi siç edhe tregon është shumë e varfër.
Në këto ditë kur të gjithë janë të izoluar nga situata që solli koronavirusi, familja e saj nuk mund të dalë të shesë. Lindita tregon se nuk ka orendi në të ashtuquajtur banesën e saj të rënuar dhe me lagështirë.
“Nuk kemi as energji pasi nuk mundëm ta paguanim ditët e fundit. Na kanë sjellë disa ushqime që u kam gatuar fëmijëve, por siç e shikoni jetoj në varfëri të plotë. Ndihmomëni që edhe fëmjët e mi të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë”, shprehet ajo.
Top Channel