Pas mbërritjes së pesë respiratorëve të rinj në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se janë transferuar mëngjesin e sotëm tre pacientë.
Manastirliu shprehet gjithashtu se dje qeveria vendosi financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga koronavirusi.
“5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me COVID19❗️
Vijojmë forcimin e kapaciteteve⏩ qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga COVID19”, shkruan Manastirliu.
Top Channel