Shkarkohet kirurgu i njohur francez që kthente hundën e pacienteve në ‘patate’ (fotot)
25/11 15:52
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ka pasur një bisedë të mirë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiq nuk bëri të ditura më shumë detaje nga diskutimi por vetëm tha se “është konfirmuar miqësia” dhe se një “ndihmë e rëndësishme po vjen në Serbi”.
Presidenti i Serbisë foli me Putinin para mbajtjes së një takimi me anëtarët e Shtabit të Krizave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që pritet të mbahet më 2 prill në orën 18:00.
Deri më tani 31 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Serbi.
Serbia mban lidhje të afërta me Rusinë dhe në të njëjten kohë synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Top Channel