Kreu i emigracionit në SHBA: Duhet ‘një jetë njeriu’ për të deportuar të gjithë emigratët kriminelë nga New York (fotot)
23/11 21:40
Një tjetër vdekje e një artisti është shënuar sot nga koronavirusi. Kantautori i nominuar për Oskar, bashkëthemeluesi i grupit pop-rock Adam Schlesinger ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Ylli amerikan ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare. Ai ishte i shtruar në spital për koronavirus prej ditësh.
“Para pak ditëve ai bëri disa përmirësime të vogla, por gjendja e tij shëndetësore vazhdoi të mbetej e rëndë. Ai përfundimisht nuk ishte në gjendje të shërohej nga Covid-19. Ai ishte një talent, i vërtetë aq më tepër një baba, bir dhe mik i dashur e i përkushtuar”- thuhet në një deklaratë të bërë nga grupi.
Të shumtë janë personazhet publike që kanë shprehur ngushëllimet familjarëve për 52 vjeçarin.
Top Channel