Një grua nga Kallmeti i Lezhës shkruan në “Ti Raporton”, se të ëmës, e cila jeton në kushte të mjerueshme nuk i janë dhënë ndihmat e nevojshme për të përballuar situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi, ndonëse ato kanë ardhur.

“Jam një qytetare nga Kallmeti i Lezhës dhe kam nënën e vjetër që jeton e vetme, s’ka as burrë as djalë, pasi burri i ka vdeku para 52 vitesh dhe jeton në gjendje të mjerueshme. Shtëpia ku jeton është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Këtu po bëhen shumë padrejtësi. E patën ndihmuar me ca ndihma që i solli një fondacion dhe Kryqi i Kuq, ndërsa u bënë 3 ditë që kanë ardhur ndihma sërish dhe nuk i kanë shkruar emrin fare. Kur kontaktova dhe me kryetarin e bashkisë, Pjerin Ndreun më tha që të kemi sjellë një thes miell dhe të jetojë ashtu siç ka jetuar deri më sot, prandaj kërkoj ndihmë nga ana juaj, që të vini dhe ti shikoni gjërat si funksionojnë këtu”, shkruhet në mesazh.

Më poshtë gjeni pamje nga shtëpia e dëmtuar ku jeton e moshuara.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA