Jep dorëheqjen kreu i IMT-së në Durrës pak muaj pas emrërimit, largimi vjen në mes të aksioneve për lirimin e hapësirave publike
ITALI- Shteti fqinj vijon të vuaj për shkak të koronavirusit. Sipas medieve vendase në Italia, tashmë përveç mijëra personave të infektuar, ka edhe rreth 10 mijë punonjës të personelit mjekësor të prekur nga CoVid-19.
Numri i mjekëve që kanë humbur jetën ka shkuar në 69 duke rritur edhe frikën që Italia të përballet me mungesa të personelit mjekësor.
Kujtojmë se së fundmi drejt Italisë, kanë shkuar edhe një ekipi mjekësor prej 30 personash për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19. Ditën e djeshme ata filluan punë krah mjekëve italian.
Dy mjekët e fundit që kanë humbur jetën në Itali janë Gianpaolo Sbardolini, mjek familje, dhe Marcello Cifola, otolaringolog. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve.
Top Channel