Përditë “luftë” me vdekjen, përkrahë tyre edhe ekipi shqiptar/ Rritet numri i mjekëve të vdekur nga CoVid-19 në Itali

02/04/2020 16:28

ITALI- Shteti fqinj vijon të vuaj për shkak të koronavirusit. Sipas medieve vendase në Italia, tashmë përveç mijëra personave të infektuar, ka edhe rreth 10 mijë punonjës të personelit mjekësor të prekur nga CoVid-19.

Numri i mjekëve që kanë humbur jetën ka shkuar në 69 duke rritur edhe frikën që Italia të përballet me  mungesa të personelit mjekësor.

Kujtojmë se së fundmi drejt Italisë, kanë shkuar edhe një ekipi mjekësor prej 30 personash për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19. Ditën e djeshme ata filluan punë krah mjekëve italian.

Dy mjekët e fundit që kanë humbur jetën në Itali janë Gianpaolo Sbardolini, mjek familje, dhe Marcello Cifola, otolaringolog. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA