Mosmenaxhimi i dyndjeve/ Ja si paraqitet situata në tregun e ri të krijuar në Durrës

02/04/2020 10:51

Kjo është situata në tregun e ri të krijuar në Durrës pranë stadiumit ”Niko Dovana”.

Banaqet e dëmtuara të vëna në dispozicion të tregtarëve dhe mungesa e kushteve të tjera higjeno-sanitare i ka mbajtur ata larg këtij ambjenti. Janë të paktë ata që tregtojnë në këtë vend.

Tri ditë më parë bashkia vendosi të mbyllë tregun e vetëm të tregtimit me pakicë të fruta-perimeve në qytet për shkak të mos menaxhimit të dyndjes së mjerëzve dhe mos respektimit të distancave nga blerësit.

Pas reagimit të tregtarëve për mbylljen e tregut të fruta-perimeve dhe mungesës së kushteve në vendparkimet publike të caktuara si tregje të përkohshme, është tërhequr bashkia e Durrësit.

Ajo vendosi lejimin e funksionimit të tregut, po duke reduktuar numrin e tregtarëve në të, duke i përgjysmuar dhe lejuar tregtimin e tyre një ditë po, një ditë jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA