Lehtësohet Valencia, shërohen të prekurit nga Covid-19

02/04/2020 12:46

Lajme të mira vijnë nga Spanja. Skuadra e Valencias është ‘çliruar’ nga coronavirusi pasi futbollistët dhe anëtarët e stafit teknik të prekur nga ky virus i tmerrshëm janë shëruar.

Lajmi bëhet i ditur nga Radio Esport sipas së cilës, dy javë pas testeve të para të kryera te skuadra Valenciane, ku 35% e personave rezultuan pozitivë, të prekurit kryen testet e dyta ku ata rezultuan negativë.

Klubi i Valencias deri tani nuk ka bërë një prononcim publik për këtë rezultat, ndryshe nga sa ndodhi në rastet kur u zbuluan të prekurit me Covid-19 dhe në atë rast klubi spanjoll bëri përgjegjëse UEFA si përgjegjëse sepse lejoi zhvillimin e ndeshjes me Atalantën në San Siro në Milano.

Gjithsesi, edhe pse rezultatet e testeve të dyta te Valencia rezultuan negative, drejtuesit e klubit u kanë kërkuar futbollistëve dhe stafit teknik që të vijojnë me masat mbrojtëse që të mos ketë më raste të reja me coronavirus. Valencia përpara dy javësh komunikoi pozitivitetin e Garay, Gaya, Mangala si dhe delegatit Paco Camarasa dhe mjekut Juan Aliaga.

Më pas valencianët folën edhe për raste të tjera me coronavirus, por pa zbuluar identitetin e të prekurve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA