Kur do kemi lehtësira? Rama: Po e mendojmë për javën tjetër, por do të jetë me pikatore
02/04/2020 01:13
Kryeministri Edi Rama thotë se në varësi të të dhënave që do të ketë deri të dielën në lidhje me perhapjen e koronavirusit, atëherë do të mendohet lehtësimi i lëvizjes.
Por ky lehtësim do jetë me pikatore për javën e ardhshme.
Ndërkohë zgjerimi i paketës financiare sipas Ramës nuk do të bëhet më parë se 15 prilli.
Top Channel