Dhjetëra doza me heroinë, një sasi e konsiderueshme parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy armë të ftohta dhe një sasi fishekësh për armë gjahu janë sekuestruar si rezultat i operacionit “Gramshi”.

Po ashtu u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. D., 52 vjeç, lindur dhe banues në Gramsh, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në bazë të informacioneve operative të grumbulluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme se ky shtetas shiste lëndë narkotike të llojit heroinë në qytetin e Gramshit. Pas hetimit disamujor u arrit të kapet në flagrancë, si dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

82 doza me lëndë narkotike heroinë, 113.700 lekë, dy thika, dy aparate celular dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gramshi”.

Operacioni, i ndjekur me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga personi që dispononte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen dhjetëra doza me heroinë, një sasi e konsiderueshme parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy armë të ftohta dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh dhe Prokurorinë e Elbasanit, pas një pune të mirëfilltë operative dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit, ka finalizuar operacioni policor “Gramshi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. D., 52 vjeç, lindur dhe banues në Gramsh, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në bazë të informacioneve operative të grumbulluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme se ky shtetas shiste lëndë narkotike të llojit heroinë në qytetin e Gramshit. Pas hetimit disamujor u arrit të kapet në flagrancë, si dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

82 doza me lëndë narkotike heroinë, 113.700 lekë, dy thika, dy aparate celular dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t`i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike“, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA