Në një kohë që të gjithë po përshtaten me një mënyrë të re të punuari dhe të jetuari për shkak të pandemisë, sistemi i drejtësisë në vend vazhdon punën.
Në gjykata këto kohë është vënë re një fluks kërkesash nga të paraburgosur që kërkojnë ndryshim të masave të sigurisë.
Konkretisht këto kohë janë trajtuar disa çështje që lidhen me: zëvendësimin e masës së sigurimit në arrest në shtëpi për personat që ishin në moshë, gratë e ata me probleme shëndetësore e konkretisht Nik Bushi , Prel Gjelaj, Roza Frroku, Liri Mucollari, Nosh Volaj , Artur Karaj, Tanush Prenga, Mensur Selami sa i përket çështjes së falsifikimit të dokumenteve për të udhëtuar në SHBA, Kanada një operacion i zhvilluar në 2018.
Për sa i përket çështjes së procedimit të Shijakut Top Channel mëson se është liruar Bajram Hajri, një nga të arrestuarit në lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga, më 17 janar në Kamëz.
Po ashtu sot është liruar edhe Romeo Tare, me vendim gjykate u ndryshua masa e sigurisë. Ai u arrestua në vitin 2019 në sajë të operacionit Limit.
Top Channel