Tifozët në Bjellorusi kërkojnë ndërprerjen e kampionatit

01/04/2020 16:58

Bjellorusia është i vetmi shtet evropian që nuk ka ndërprerë kampionatin dhe aktivitetet e tjera, përkundrazi ato po zhvillohen normalisht, pavarësisht pandemisë coronavirus.

Por tifozët në këtë vend duket se nuk janë më shumë dakord me këtë lëvizje të qeverisë bjelloruse dhe kërkojnë që edhe në këtë vend të ndërmerren masat si në mbarë botën.
Në fakt, tifozë të dy klubeve të kampionatit bjellorus; Neman Hrodna dhe Shakhtar Salihorsk bënë apelin qeverisë vendase për të marrë këtë vendim për ndërprerjen e kampionatit duke shtuar se nuk do të shkojnë në stadiume ditën e ndeshjeve deri në momentin kur situata epidemiologjike të qetësohet dhe t’i lejojë ata që të kthehen në shkallët e impianteve.

Ndërkaq, Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve, FIFPro pohon se futbollistët që aktivizohen në kampionatin bjellorus, kanë shprehur shqetësimin e tyre për faktin se atyre do t’u duhet të zbresin në fushën e lojës në një situatë kaq delikate dhe në emergjencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA