Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ishte përgatitur për muajin Mars si më të rëndësishmin në historinë e saj në këtë sport, por pandemia e koronavirusit shkatërroi planet për të avancuar drejt Europianit.
Dardanët pritej të luanin me Maqedoninë e veriut në stadiumin e Shkupit, por për këtë do të duhet të presin 6 muaj.
UEFA shty ndeshjet e playoffit të Euro 2020 për herë të dytë për shkak të pandemisë coronavirus. Vendimi u mor në videokonferencën e zhvilluar mes drejtuesve të këtij institucioni dhe sekretarët e Përgjithshëm të 55 Federatave që aderojnë në të. fillimisht këto sfida playoffi që ishin parashikuar që të zhvilloeshin në 26-31 mars të këtij viti, u shtynë për në 4-9 qershor, por emergjenca bëri që planet të sfumohen sërish.
Datat e reja në dispozicion të ndeshjeve të playoffit do të jenë 3-8 shtator, data që fillimisht ishin përcaktuar për startin e edicionit të dytë të Nations League. Kosova do të luajë në Shkup ndaj Maqedonisë së veriut e nëse triumfon, do të ndeshet me fituesen e ciftit Gjeorgji Bjellorusi.
Ndërkohë për UEFA , prioriteti kryesor është përfunduimi i kompeticioneve për klube nëse aktivitetet do të rifillojnë në muajin qershor dhe këtu përfshihen kampionatet e cdo vendi, Liga e Kampioneve dhe Europa League.
Top Channel