Shqipëria në karantinë totale, Lleshaj publikon shifrat: Ja sa gjoba janë vendosur

01/04/2020 20:20

TIRANË – Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik bilancin e dy javëve të fundit të marsit kur Shqipëria ka qenë në një karantinë totale.

Sipas Lleshajt nga data 16 mars deri në 31 mars janë ndërmarrë në total 2088 masa administrative për persona që kanë bërë shkelje të masave të vendosura kundër përhapjes së Covid-19.

Ministri i Brendshëm shpjegon se 1843 gjoba janë vendosur për persona që kanë shkelur orarin e kufizimit të lëvizjes, ndërsa pas tyre për numrin më të madh të gjobave renditen biznese që në shkelje të rregullave të reja kanë hapur lokale.

Statusi i Sandër Lleshajt:

Qytetarët në shumicë dërrmuese i janë përgjigjur apelit për të qëndruar në shtëpi, si një masë e fortë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Çdonjëri ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë luftë me armikun e padukshëm, ndaj ajo që sot kërkohet me forcë është: Qëndro në shtëpi, dil vetëm për nevojat më emergjente!

Kështu ndihmojmë dhe shpërblejmë sakrificën e atyre mijëra burra e grave që janë në vijën e parë të frontit, duke rrezikuar shumë.

Këto janë të dhënat e shkeljeve nga 16 marsi, pa përfshirë masat administrative të Qarkullimit Rrugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA