Paga e Luftës/ Ministrja Denaj në Open: Ja sa do të paguhen punonjësit
01/04/2020 22:35
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli në Open në Top Channel për pagë e luftës për të cilën bizneset kanë nisur të aplikojnë sot. Denaj tha se pagesat do të bëhen brenda këtij muaji.
Sa do të paguhet një punonjës i cili e ka pagën 500 mijë lekë të vjetra?- e pyeti Eni Vasili.
Do të paguhet me pagën e luftës e cila ka një vlerë prej minimumit të pagës së deklaruar që është 260 mijë lekë të vjetra- tha Denaj.
Të gjithë punonjësit do të paguhen më këtë vlerë?- e pyeti Eni Vasili.
Po të gjithë punonjësit do të përfitojnë këtë vlerë. Duhet të kemi parasysh që në një situatë tjetër kjo nuk do të përfitohej- tha Denaj në Open.
Top Channel