TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se Kina i ka dhuruar Shqipërisë disa teste për të kontrolluar CoVid-19.

Kjo ndihmë nga Kina vjen në një kohë ku vendi është i gjithi i izoluar në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Instituti i Shëndetit Publik, falënderon ambasadën kineze në Tiranë për këtë ndihmë ndaj vendit tonë.
“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19.

Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe.

Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar! ”, shkruan ISHP në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA