Covid-19/ Shkon në 10 numri i viktimave në Maqedoni, ministri i Shëndetësisë: Piku do të jetë në fund të muajit…

01/04/2020 18:30

Maqedoni- Ka shkuar në 10 numri i viktimave në shtetin fqinj. Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërrua jetë një person që ishte prekur me CoVid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë të cilët bënë të ditur se një grua 65-vjeçare nga Llabunishta e Strugës, vuante nga disa sëmundje kronike para se të infektohej edhe me koronavirusin e ri që më pas i shkaktoi vdekjen.

Ndërkohë gjatë 24-orëve të fundit janë infektuar 25 persona të tjerë ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 354.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se piku i pandemisë së virusit pritet të arrihet në fund të muajit prill.

“Kemi situatë dinamike në të gjitha zonat e vendit. Pikun e presim diku nga fundi i muajit prillit. Mund të thuhet lirisht se sistemi shëndetësor është i përgatitur të pranojë numër më të madh të pacientëve”, ka deklaruar Filipçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA