Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sërish për paketën e opozitës për të nxjerrë vendin nga kriza e koronavirusit.
Në një videokonferencë me gazetarët, kreu i PD tha se sot kemi mundësi të bëjmë shumë për të shmangur rënien e Shqipërisë vertikalisht në një greminë, ndaj dhe sipas tij, nuk ka më kohë për të humbur, por duhen zbatuar menjëherë propozimet e opozitës.
“Nëse do ishte treguar kujdes me qindarkat e shqiptarëve, nëse s’o ishte treguar arrogancë ndaj biznesit, fermerëve, shtresës së mesme, nëse taksat s’do ishin rritur, nëse paratë e shqiptarëve do administroheshin me kujdes, padyshim që Shqipëria s’do ishte në atë zonë të rriskut të lartë. Sot kemi mundësi të bëjmë shumë për të shmangur rënien e Shqipërisë vertikalisht në një greminë. Nuk ka më kohë për të humbur, këto hapa duhen hedhur menjëherë. Dua të falënderoj këshilltarët e huaj që i kanë kërkuar qeverisë të ndjekë hapat e kërkuara nga opozita për lehtësira për biznesin.
Paketa jonë është paraqitur publikisht. Le të mos kërkojmë shkaqe apo pretekste te mosparaqitja e paketës. Paketa është e qartë. Qeveria tregohet shumë e vëmendshme ndaj asaj që thotë opozitë. Le të mos i sulmojë, para se t’i pranojë. Le t’i pranojë, dhe sa herë t’i pranojë, ne do t’i përshëndesim. Këtu nuk ka asgjë të fshehtë, ajo që kërkohet është që qeveria jo vetëm të dëgjojë, por edhe të veprojë, sepse sot realisht frigoriferët, tryezat, xhepat e shqiptarëve janë bosh”, tha Basha.
“Buxheti i shtetit ishte i falimentuar edhe para krizës së pandemisë, edhe para krizës së tërmetit. Shqetësimi im, i PD dhe opozitës është shqetësimi i çdo qytetari, monilizimi i të gjitha mundësive për t’u përballur me këtë krizë. Jemi shumë mbrapa me testimet. Ne nuk dimë realisht përmasën e infeksionit, sepse testimet tona janë ndër më të ulëtat në rajon dhe Evropë. Nëse nuk testohet, sakrifica e njerëzve që rrinë në shtëpi shkon kot. Testimet dhe mbështetja për shëndetësinë është prioriteti kryesor.
Së dyti, shtresat në nevojë, janë 50% e popullsisë që mbyll muajin në lista ushqime. Mesazhet që më vijnë nga në qendrat e qyteteve tona, jo thjesht nga periferia. Shumë familje janë goditur rëndë nga kriza, nuk mund të ngropen me lugë bosh. Së treti, biznesi, i cili ka reaguar fuqishëm, duke kërkuar ndihmë. Dhomat tregtare, shoqatat e prodhuesve, shoqata e fasoneve, konvergojnë në shumë pika, që ne si opozitë ja kemi parashtruar qeverisë.
Basha shprehet se ky është një muaj edhe më i vështirë për ekonominë shqiptare të goditur tashmë nga koronavirusi.
Madje lideri opozitar ka zbuluar se në 72 orët e fundit i janë 10- fishuar mesazhet e ardhur nga qytetarët kryesisht nga familje në nevojë që nuk kanë asnjë ushqim dhe asnjë të ardhur.
”Dokumenti është bërë publik prej 2 javësh në mënyrë të përsëritur është shpallur publikisht kostoja për të gjitha masat.
Mbledhja e kësaj kostoje ka shkuar në 90 milionë euro si pjesë e paketës ndihmëse për të gjitha kategoritë, ata në nevojë, ata që kanë humbur të ardhurat dhe sipërmarrja.
Gjithçka me transparencë dhe publike. Nuk është koha për të harxhuar kohë për të sulmuar opozitën dhe pastaj për të pranuar propozimet me vonesë.
Nuk po bëhet propozimet tona pa doganë dhe për fushtaë. Deri tani janë adoptuar disa në letër. I bëjmë thirrje t’i zbatojnë.
Nëse Shqipëria me buxhet dy herë më të madh se Kosova dhe Kosova ka 3-fishin në pakteë atëhere nuk mund t ëpranohet. Të paktën Shqipëria të ngrihet në nivelin e Kosovës. Minimalisht duam atë të Kosovës. Plani ynë ësht realist dhe të adoptohet. Për pasojat ekonomike ka filluar një muaj edhe më i vështirë. Në 72 orët e fundit është 10- fishuar nr i mesazheve nga familjet në nevojë që nuk kanë as ushqime dhe as financa.
Kjo është detyrë e qeverisë, nuk mund të bëhet me vullnetarizmin e shoqërisë dhe opozitës. 120 milionë euro duhet të derdhen tek emergjencat. E pafalshme mos rishihet buxheti dhe ato shpenzimet operative dhe publike.
Kërkesa ime është t’u sigurohet ushqimi dhe e ardhmja. Bosh janë frigoriferët e shqiptarëve, kontot e qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Duhe 3- fishim i paketës së pamjaftueshme.
Të fillojë dhe zbatimi i kësaj. Sot është 1 prilli. Dhe paratë të cilat duhet të ishin për të siguruar përditshmërinë e tyre nuk janë aty. Kjo është e pafalshme. Barku bosh i fëmijëve nuk pret. Në shpirtin e konstruktivitetit, duke përshëndetur hapin e vonë me anulimin e tenderimeve publike dua edhe hedhjen e hapave të tjerë për të mos cënuar shqiptarët apo ekonominë.”- tha Basha.
Top Channel