Udhëtoi për në Itali/ Vetëkarantinohet ministri Cakaj
31/03/2020 16:49
Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtëm, Gent Cakaj, është vetëkarantinuar pas rikthimit në Shqipëri nga Italia.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë të Koronavirusit, por ka respektuar rregullat e vetëkarantinimit pas vizitës që zhvilloi para pak ditësh ku shoqëroi 30 mjekët që shkuan në Itali dhe u riatdhesuan disa të tjerë.
Që nga dita e kthimit nga Italia mësohet se nuk ka lëvizur nga banesa e tij.
Top Channel