
Saranda dhe Gjirokastra po mbushen me simbole të mbështetjes për popullin italian dhe për luftën që mijëra mjekë dhe infermirë po bëjnë atje për të frenuar përhapjen e Covid 19 dhe shërimin e të prekurve.
Kalaja e Gjirokastrës u vesh me projeksionin e ngjyrave të flamurit italian për rreth 1 orë në mbrëmje, ndërsa Saranda dekoroi me ngjyrat e flamurit italian bashkinë e qytetit.
Parulla dhe simbole që shprehin solidaritetin janë parë edhe në banesa private, biznese e në mediat sociale.
Aktualisht në Sarandë dhe Gjirokastër jetojnë të izoluar një numër i vogël shtetasish italianë, kryesisht të moshuar. Bashkitë kanë organizuar ekipe patronazhi për ti ndihmuar ata me blerjet e ushqimeve dhe barnave si për të gjithë të moshuarit e tjerë. Ju kujtojmë se diçka e ngjashme më parë ndodhi me Durrësin dhe Elbasanin.
Top Channel