Zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong në më shumë se 60 vite/ Shkon në 55 numri i viktimave, ende mbi 250 të zhdukur Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat veriore reshjet do jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1ºC në 07ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 15ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 09ºC.
Top Channel