Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat veriore reshjet do jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1ºC në 07ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 15ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 09ºC.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA