“Leje daljet”/ Basha: E-Albania jashtë funksionit…qeveria të mos lërë vetëm njerëzit në nevojë

31/03/2020 17:07

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sa u përket “Leje Daljeve” të dhëna për qytetarët nëpërmjet aplikacionit të qeverisë “e-Albania”.

Sipas Bashës ky aplikacion ka qenë jashtë funksionit. Sipas tij masat e distancimit sociali duhet të jenë të zbatueshme dhe “e-Albania” nuk i ka afruar dot.

Ndër të tjera Basha ka bërë apel qeverisë që të mos lërë vetëm njerëzit në nevojë. Ai ka shtuar se qytetarët duhet të kenë siguri absolute për ushqimin dhe të ardhurat minimale.

“Aplikacioni e-albania jashtë funksionit, Basha: Masat e shpallura për distancimin social duhet të jenë të zbatueshme. Qeveria të mos lërë vetëm njerëzit në nevojë. Qytetarët duhet të kenë siguri absolute për ushqimin dhe të ardhurat minimale” ka thënë Basha.

Kujtojmë se nag e hëna që lamë pas në kuadër të masave të marrë për frenimin e përhapjes së Covid-19, nga çdo familje do të lejohet të dal vetëm një anëtar për të bërë furnizimet e nevojshme dhe ky anëtar fillimisht duhet të marrë një leje të aprovuar nga aplikacioni “e Albania”

Pyetje: Ju e keni mbështetur masën e marrë për të qëndruar në shtëpi, e-albania nuk po funksionon si duhet për të marrë leje e për të dalë qytetarët me rradhë dhe me orar të kufizuar, ndërsa e hëna ngjante si një ditë e zakonshme dhe të gjithë ishin me makina. Si e vlerësoni ju, a duhen marrë masa të tjera, çfarë duhet të bëjmë zoti Basha?

Lulzim Basha: Çdo masë e shpallur duhet të jetë një masë e zbatueshme dhe që të jetë e zbatueshme ajo duhet të jetë realiste. P.sh, nëse kërkon që çdokush të dalë nga shtëpia, një anëtar i familjes për një orë vetëm për nevojat e familjes, në qoftë se kërkon një masë të tillë që ky person të aplikojë, atëherë aplikacioni duhet të jetë funksional. Kjo është ajo që kërkova para tre ditësh. Aplikacioni nuk ka qenë funksional, dje këtë e ka pranuar edhe kryeministri. Është mirë që gjërat që nuk bëhet të thuhet troç: kjo nuk funksionon dhe të shtyhet masa, sesa të thuhet që policia të jetë mirëkuptuese. Kjo masë nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon as sot. Uroj që të merren gjithë hapat e nevojshëm që, në qoftë se qytetarëve u kërkohet një kufizim i tillë, atëherë të jenë në gjendje që atë që përfitojnë një orëshin, ta përfitojnë realisht. Nuk ka rrugë tjetër për ta mbajtur nën kontroll përhapjen e koronavirusit përveç distancimit social, për këtë nuk duhet të kemi asnjë dyshim. Ndaj thirrja ime prej fillimit ka qenë që këto masa të merreshin dhe të merreshin më parë seç u morën. Pa diskutim që distancimi social vjen me përfitime të kufizimit apo të frenimit të përhapjes së virusit apo vjen edhe me dhimbje të mëdha sociale, ekonomike dhe psikologjike.

Edhe njëherë dua t’i drejtohem çdo qytetari, unë e di se sa e vështirë është bërë jeta këto tre javë dhe në veçanti pas tre javëve sakrificë dhe dua t’ju falenderoj nga zemra, duhet të tregojmë sa më shumë mirkuptim për njëri-tjetrin brenda familjes, bashkëshortët për njëri-tjetrin, më fëmijët, me të moshuarit. Të jemi sa më mirkuptues, sa më tolerantë me njëri-tjetrin sepse kjo është realisht e jashtëzakonëshme. Por ndërkohë që ju kërkoj këtë qytetarëve në mënyrë të përsëritur në emër tim, në emër të opozitës dua të përsëris apelin, thirrjen, kërkesën time për qeverinë: të mos lërë këta njerëz vetëm. Qytetarët duhet të kenë siguri absolute për nevojat minimale të jetës. Duhet të kenë siguri absolute për ushqimin, të kenë siguri absolute për të ardhurat minimale. Dhe nuk ka rrugë tjetër për ta bërë këtë, përveçse injektimit të parave, në radhë të parë te familjet në nevojë, në rradhë të dytë tek ato biznese, te shumica e bizneseve që janë stopuar dhe në radhë të tretë injektimi direkt të parave apo shtyrjen e detyrimeve financiare për ato biznese që vazhdojnë në kushte të vështira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA