Gazetarja italiane pyet Ramën live: E vërtetë është që shumë nga infermierët erdhën pa lejen e prindërve? Kryeministri: Kur u nisën…

31/03/2020 09:46

Kreyministri Edi Rama po zhvillon një intervistë live me kanalin italian Rai 3.

Ndërsa po diskutohej nisja e ekipit mjekësor prej 30 vetësh në Itali, gazetarja pyeti kryeministrin se a është e vërtetë që shumë prej tyre ishin nisur pa lejen e prindërve.

Disa prej tyre u nisën pa lejen e prindërve, e vërtetë është kjo?

Rama: Po në fakt, ma kanë thënë këtë gjë vetëm në aeroport. Po t’u kishim thënë prindërve më thanë, s’do na kishin lënë, kështu që thamë t’i marrim kur të jemi në Itali.

Gazetarja: Ne ju sigurojmë se do kujdesemi për ta, ju na ndihmuat dhe ne do ua shpërblejmë. U themi prindërve të tyre që do kujdesemi shumë mirë për ta.

Top Channel