Durrës/ Një tjetër rast i konfirmuar me Covid-19
31/03/2020 09:12
Një tjetër rast i konfirmuar me Covid-19 në Durrës.
Ai është një 64-vjeçar që rezultoi pozitiv pas kryerjes së testit të tamponit dhe këtë muaj, në mars, ka pasur histori udhëtimi në Malin e Zi.
Mesnatën e kaluar ai është dërguar në Infektivin e Tiranës për trajtim të specializuar.
Edhe bashkëshortja e tij paraqitet me klinikë dhe komplikacione të covid-19 në pulmone.
Top Channel