Covid-19, në mbrëmje u shënua viktima e 12/ Një 82 vjeçare e shtruar prej 5 ditësh në spital nuk mundi të mbijetonte

31/03/2020 00:12

Në mbrëmje në Shqipëri u shënua viktima e 12 nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se pacientja 82-vjeçare nga Tirana e konfirmuar me COVID-19 ndërroi jetë. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e saj u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension dhe sëmundja reumatismale.

Ndërkohë gjatë ditës autoritetet konfirmuan 11 raste të reja me Covid -19 duke e çuar në total numrin e te prekurve ne 223. Deri më tani në Shqipëri janë testuar 1526 raste të dyshuara, ndërsa të sherruarit janë 44 persona. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA