Kryetari i PD Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët tha se qeveria duhet të bëjë transparencë për aftësinë për të testuar në kohën e pandemisë së covid -19.

“Akoma nuk e dimë se sa e kemi aftësinë për të testuar”, tha Basha.

“E di që po kaloni kohë pasigurie, ka sjellë kufizimin e lëvizjes, të biznesit, dhe në fund të muajit solli edhe pikëpyetje për të ardhurat tuaja.
Falë masave që i keni zbatuar, ne ja kemi dalë që të mbajmë në nën kontroll kurbën e infeksionit, punën më të madhe e kanë mbajtur qytetarët,

Ne si PD kemi kërkuar masa lehtësuese në këtë kohë, për të gjithë. Mbetet urgjente prej më shumë se 10 ditësh ndryshimi radikal i metodologjisë së testimit, megjithëse numri i konfirmuar deri tani është i menaxhueshëm, por numri i testimeve është i ulët.

Ne duhet të dimë ku i kemi të infektuarit që të marrim masa. Thirrja ime është transparencë për testimet dhe kapacitet për të testuar.

Të gjithë së bashku do e kalojmë këtë të keqe. Autoritetet t’i përgjigjen sakrificës së mjekëve qytetarëve, bizneseve., prandaj PD do reagojë përditë , koha nuk pret.

Kjo është një kohë e jashtëzakonshme që do e mbajmë mend gjatë, por do e kalojmë së bashku.

Top Channel