Vijon “lufta” e dekreteve, Meta kthen në Kuvend aktin normativ të “OFL”: Shkel të drejta dhe liri themelore të njeriut..

30/03/2020 19:44

TIRANË- Presidenti i Republikës i ka kthyer për rishqyrtim Kuvendit aktin-normativ për Operacionin Forca e Ligjit. Dekreti presidencial i  është dërguar elektronikisht Parlamentit në datën 26 mars ne kulmin e pandemisë në vendin tone dhe vetëm një ditë pas mbledhjes së këshillit të sigurisë kombëtare.

Ne dokumentin që Top Channel e disponon argumenti kryesor I kryetarit te shtetit ne formën e një akuze është se Ekzekutivi përmes këtij akti normativ, i rrëmben me forcë Prokurorit funksionet kushtetutese dhe proceduriale për ushtrimin e hetimit dhe ndjekjes penale.

Nëpërmjet miratimit të këtij aktin normativ, Ekzekutivi dhe Kuvendit kanë marrë kompetencat e pushtetit gjyqësor argumenton Presidenti.. Në arsyetimin e kreut te shtetit akti normativ me fuqinë e ligjit nuk është nxjerrë në kushtet e urgjencës apo të një boshllëku legjislativ duke shkelur parimin e balancimit të pushteteve. Por, kryetari i shtetit nuk ndalet këtu.

Ai rendit si një tjetër shkelje flagrante prezumimin e pafajësisë, për personat të cilët janë subjekt i këtij ligji, të cilëve u sekuestrohet edhe prona në shkelje te nenit 41 të Kushtetutës i cili garanton të drejtën e pronës private. duke i kërkuar kuvendit të rishqyrtojë nismën, presidenti i republikës i kujton ligjvënësve se akti normativ i miratuar prej tyre shkel jo vetëm juridispudencën e Gjykatës Kushtetuese por mbi ndesh dhe me kodin e procedurës penale dhe funksionimi e Prokurorisë Speciale SPAK.

Dekreti presidencial është futur ne kalendarin e punimeve te Kuvendit i cili ka nisur shqyrtimin e akteve online.

Meta jep 7 arsye për këtë kthim ku ndër të tjera thotë se :

Nuk është urgjent dhe i nevojshëm

Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave;

Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;

Shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, si e drejta e pronës private, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor, apo prezumimi i pafajësisë;

Shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës;

Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;

Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA