Lojërat Olimpike që u shtynë për shkak të CoVid-19 do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht të vitit 2021.
Lojërat olimpike të Tokios të planifikuara për këtë vit ishin shtyrë me një vit për shkak të epidemisë së koronavirusit (Covid-19).
Vendimi ishte marrë në takimin mes autoriteteve japoneze me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik dhe lajmin e kishte dhënë kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Më parë lojërat olimpike ishin anuluar gjatë luftërave botërore (të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore).
Por organizimi gjigand u shty edhe një herë tjetër në historinë e tij 124-vjeçare.
Pas këtij vendimi e gjithë vëmendja u përqendrua tek pyetja se kur do të mbahen lojërat olimpike.
Televizioni shtetëror japonez «NHK» njoftoi se në takimet mes delegacioneve janë qartësuar edhe datat.
Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin këtë vit ndërmjet datave 24 korrik – 9 gusht 2020, do të zhvillohen vitin e ardhshëm në datat 23 korrik – 8 gusht 2021.
Top Channel