Spitali Infektiv në Tiranë vijon të ketë prurje të pacientëve që janë prekur nga CoVid-19 duke vështirësuar akoma më shumë punën e mjekëve në këtë ditë tepër të vështira për vendin tonë.

Së fundmi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një foto ku shihen dy prej infermierëve që shërbejnë tek Infektivi dhe përballen çdo ditë me CoVid-19. Siç shihet në foto dy infermierët janë të mbuluar me veshjen përkatëse dhe u duket vetëm sytë të cilët po ashtu i kanë të mbuluar me një plastikë transparente.

Kjo tregon edhe rrezikshmërinë me të cilët këto mjekë dhe infermierë përballen çdo ditë.

“COVID-19  Infermierët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përballjen me COVID-19. Infermieret që shihni në foto janë kryeinfermiere e reanimacionit Mbarime Gjana dhe infermiere Majlinda Pemati, që së bashku me të gjithë ekipin në spitalit infektiv, po luftojnë çdo ditë me këtë virus tinzar?në shërbim të pacientëve FORCA”, shkruan Manastirliu.

Top Channel