Stafi preket nga koronavirusi, spitali në Gjermani s’pranon më asnjë pacient të ri!

30/03/2020 10:32

Teksa mjekët gjenden në vijën e parë të përballjes me pandeminë Covid-19, një spital në Gjermani ka ndaluar të pranojë thuajse të gjithë pacientët e rinj.

Bëhet fjalë për një spital në qytetin verior Wolfsburg, i cili ka ndaluar pranimin e gati të gjithë pacientëve të rinj, sepse disa anëtarë të stafit kanë testuar pozitivë me koronavirus.

“Asnjë pacient i ri nuk do të pranohet ; përveç njësisë së urgjencës pediatrike dhe dhomës së lindjes”, u shpreh një zëdhënës.

Të gjithë pacientët e tjerë do të drejtohen drejt spitaleve të rajonit. Nënat që lindin mund të kenë vetëm një vizitor me vete për mbështetje.

Gjermania aktualisht ka më shumë se 62.400 raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA