30 punonjës të uzinës së demontimit në Mjekës të Elbasanit nuk marrin pagat e tyre qe prej korrikut te vitit 2019.

Tashmë në kushtet e izolimit situata në çdo familje është bere me e veshtire per t’u perballuar, ndersa këta punetorë nuk kërkojnë ndihmë nga shteti, por pagat e punës së tyre.

Aktualisht ne uzinen e Mjekësit demontohen lëndë plasëse te skaduara, ngarkesë e cila vjen nga Ministria e Mbrojtjes. Edhe pse janë në kushte të veshtira pune, tashmë keta punonjes nuk marrin as pagat e tyre, ndërsa korrespondencës me ministrinë nuk i është përgjigjur askush.

 

Top Channel