Nga kjo e hënë qytetarët duhet të zbatojnë rregulla të reja. Brenda orarit 05.00-13.00 për të marrë leje-dalje duhet të aplikojnë në portalin e-albania ose duke derguar një mesazh 24 ore më parë në numrin e telefonit 55 155.

Përjashtim nga ky rregull përbëjnë të gjithë personat që kanë të detyrueshme ofrimin e shërbimit duke shkuar në pun ose te gjithë pensionistet, të cilet duhet te qëndrojnë brenda shtëpive të tyre gjatë gjithë kohës brenda shtepive te tyre.

Por nga vëzhgimi që Top Channel ka bërë vihet re që të moshuarit kanë dalë për të kryer pazaret pavarësisht se nuk është e lejuar.  Jo vetëm për të kryer shërbimet e nevojshme, por të moshuarit kanë dale këtë të hënë edhe për të kryer shëtitje.

Top Channel