Rreziku nga rënia e gurëve, bllokohet segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana
Kryeministri Edi Rama teksa ka vijuar telefonata me qytetarët që kanë lënë shënim në Shqipëriaqëduam.al për të mësuar problemet që kanë ata.
Ndërkohë edhe pse Rama i ka thënë disa herë se është pikërisht vetë ai, qytetari vijonte të mos e besonte.
Qytetari: Pronto
Rama: Pronto, Edi Rama jam. Të marr për problemin që ke lënë këtu një shënim.
Qytetari: Ti je Edi Rama?
Rama: Ai duhet të jem! Ke lënë një shënim, ke hall shëndetësor…
Qytetari: Kam problem gruan. Vlla nga po më flet mua ti se jam fare i çorientuar.
Rama: Unë jam Edi Rama, po të flas në telefon, jam i ulur në zyrë.
Qytetari: Unë të puth prej së largu.
Rama: Na puth?
Qytetari: Kam operuar gruan në nëntor, dhe që atëherë ka enjtje të paparë dhe nuk leviz dot fare.
Rama: Nesër në mëngjes do të vijnë mjekët në shtëpi.
Qytetari: Të përqafoj dhe ju puth po sma merr mendja që je Edi.
Rama: Hap televizorin dhe më shiko aty. Hajde të ketë jetë e gjatë gruaja,. Fëmijët tju rrojnë e do ta kalojmë bashkë.
Top Channel