Hydroxychloroquine, shpesh e shitur nën emrin e markës Plaquenil, përdoret zakonisht për të trajtuar malarjen, lupusin dhe disa lloje artriti.

Por, ai është konsideruar madje nga presidenti amerikan, Donald Trump, si i jashtëzakonshëm, bashkë me një ilac tjetër të ngjashëm, më toksik, anti malarje, chloroquine, në trajtimin e covid 19. Sipas një shkencëtari francez, të dy këto ilace ishin efikase në luftën kundër virusit dhe vendet në të gjithë botën tani po zgjerojnë aksesin tek mjekimi. Por, kërkimi, nuk është konfirmuar ende, dhe as nuk është botuar, dhe zyrtarët në Francë paralajmërojnë raste të toksicitetit kardiak të raportuara tek pacientë me simptoma që janë vetëmjekuar me ilaçin.

Të dy këto medikamente, janë forma sintetike të kininës, që vjen nga pemët konkona dhe që prej dekadash është përdorur për të trajtuar malarjen. Klorokina, që është më pak toksik, përdoret edhe si anti inflamator për të trajtuar gjendje si artrit reumatizmal dhe lupus. Franca dhe kina i kanë përdorur jo pak të dy medikamentet ndërsa Trump tha këtë javë se ishin një dhuratë nga zoti. Edhe pse ekspertët kërkojnë kujdes deri sa testime të besueshme të vlerësojnë efektivitetin e tyre. Kina e përdori chloroquinën tek 134 pacientë në shkurt dhe ajo reduktoi ashpërsinë e sëmundjes. Ndërsa në francë, një ekip i drejtuar nga Didier Raoult, tha javën e kaluar se kishin bërë një studim mbi 36 pacientë me covid 19 dhe kishin zbuluar se Hydroxychloroquine kishte reduktuar në mënyrë drastike ngarkesën virale në një grup që kish marrë ilacin.

Vecanërisht pasi ai ishte përdorur bashkë me azitromicinën, një antibiotik i zakonshëm që përdoret [për infektimet bakteriale sekondare. Në teste laboratorike, të dy këto ilace veprojnë kundër sars cov 2. Por ndërsa duket se në laborator ato funksionojnë, nuk ka ende rezultate të konfirmuara në realitet. Por, tendenca nuk do të thotë provë dhe studimet e vogla të kryera deri më tani, nuk mund të konsiderohen prova-thotë edhe Antoni Fauci shefi i sëmundjeve infektive në institutin kombëtar amerikan të shëndetësisë.

Top Channel