‘Gjunjëzohet’ tenisi/ Wimbledon anulohet për vitin 2020

30/03/2020 11:19

Turneu historik i Wimbledon nuk do të zhvillohet ne vitin 2020 për shkak të coronavirus.

Lajmi nuk është bërë ende zyrtar, gjë që pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, por sipas zv/presidentit të Federatës Gjermane të Tenisit, Dirk Hordoff vendimi tashmë është marrë
‘Organizatorët e Wimbledon deklaruan se të mërkurën do të zhvillojnë një mbledhje për të marrë vendimin përfundimtar-tha Dirk Hordoff për Sky Sports-jam pjesë e bordit drejtues të AFP dhe WTA. Janë marrë vendimet e nevojshme dhe të mërkurën do të vendoset anulimi i Wimbledonit. Nuk ka dyshime për këtë, në situatën aktuale kjo lëvizje është e nevojshme’.

Wimbledon që është turneu kryesor që zhvillohet në fusha me bar ishte parashikuar të niste në 29 qershor për t’u mbyllur në 12 korrik në All England Club. Vendimi për ta anuluar u mor pasi u refuzua ideja që Wimbledoni të mbahej me dyer të mbyllura apo ajo për një shtyrje të mundshme. Anulimi i Wimbledonit do të ndodhë për herë të parë që nga viti 1945 kur ky turne nuk u zhvillua për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë mënyrë, Wimbledon i bashkohet Roland Garrosit në listën e turneve Grand Slam të pezulluar për shkak të coronavirusit, por në ndryshim nga ai londinez, Roland Garros do të zhvillohet në 20 shtator, një vendim që organizatorët e eventit parizien e morën në mënyrë të njëanshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA