Departamenti amerikan i Mbrojtjes dhuron klasa mësimore për Ushtrinë Shqiptare, Ambasada: Do përgatiten…

30/03/2020 18:55

Shtetet e Bashkuar të Amerikës së fundmi kanë ndihmuar sërish vendin tonë. Këtë radhë ata kanë ndërtuar disa klasa që pasi të kalojë situata me CoVid-19 do të përdoren nga Forcat Ushtarake të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë ku njofton se nëpërmjet këtyre klasave FA do të mund të mësojnë gjuhën angleze e cila do t’i ndihmojë të jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, do t’u mundësojë pjesëmarrjen në trajnime të ardhshme, si dhe do të ndikojë mënyrën e tyre të mendimit, luftimit dhe trajnimit drejt një qasjeje më perëndimore.

“Ndërsa vëmendja jonë kryesore në këto çaste mbetet në luftën ndaj COVID-19, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe në fusha të tjera. Klasat në foto u krijuan nëpërmjet një dhurimi nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes për Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes. Pasi të rihapen, këto klasa do të përdoren nga forcat ushtarake shqiptare për të mësuar gjuhën angleze, e cila do t’i ndihmojë të jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, do t’u mundësojë pjesëmarrjen në trajnime të ardhshme, si dhe do të ndikojë mënyrën e tyre të mendimit, luftimit dhe trajnimit drejt një qasjeje më perëndimore. Ky dhurim është pjesë e programit për “Trajnimin e Gjuhës Angleze”, që Departamenti i Mbrojtjes ka mbështetur prej vitesh tashmë në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë një aleate më e fortë në NATO, dhe kjo mbështetje vazhdon dhe do të vazhdojë gjithnjë edhe kur ky moment i vështirë të ketë kaluar. Ne Jemi Nato” shkruan ambasada e SHBA.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA