Ambasador i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, me anë të një postimi në twitter, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar me 1.1 milion dollarë qeverinë e Kosovës në luftën ndaj koronavirusit.

Bashkangjitur këtij postimi, Ambasadori Kosnett ka publikuar një video ku shprehet se së bashku do ja dalim të mposhtim Covid-19 dhe se Amerika mbështet Kosovën në këtë luftë.

“SHBA i dhuron qeverisë së Kosovës 1.1 milionë dollarë, në ndihmë të operacionit të parandalimit të transmetimit të mëtejshëm të Covid-19,  së bashku do ja dalim”, shkruan Kosnett në twitter.

Top Channel