A kemi hyrë në javën e zjarrit? Flet ministrja e Shëndetësisë: Situata është shumë dinamike

30/03/2020 22:43

Të gjithë këto kohë, kemi shtruar pyetjen se kur do të mbarojë kjo situatë kaotike e krijuar nga koronavirusi. Në lidhje me këtë pyetje hodhi pak dritë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasirliu, e cila ishte e ftuar me anë të një lidhje me “Skype” në  e misionin“Open” të drejtuar nga Eni Vasili. Ministrja u shpreh edhe pse kemi hyrë në javën e tretë të karantinës, ende nuk kemi hyrë në javën e ashtuquajtur “java e zjarrit”.

Megjithatë Manastirliu sqaroi se masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria kanë bërë të mundur që kurba e viktimave dhe të infektuarve të mos jetë kaq e lartë. Po ashtu ajo shtoi se kjo javë që sapo nisi dhe java e ardhshme do të jenë të rëndësishme për ecurinë e pandemisë.

“Ajo që unë mund të them Eni me siguri është se ende nuk jemi futur në javën e zjarrit. Ajo se çfarë e ndikon situatën, pritet që të kemi raste të shumta sigurisht dhe dy javët e tjera do të tregojnë se çfarë pamje do të ketë kurba. Modelet matematikore tregojnë se pa masa të forta do të përballeshim me kurbë që do të ishte shumë e rrezikshme dhe masat e forta që ne kemi ndërmarrë dhe që janë marrë në kohën e duhur, kanë bërë që ne të mos të përballemi me kurbën e përpjetë që shumë vende po përballen. Por kjo nuk do të thotë që ne nëse nuk zbatojmë masat që ne kemi marrë, do kjo kurbë nuk do të rritet”, u shpreh ministrja.

Më tej ajo shtoi:

“Masat që kemi marrë janë masat e duhura dhe po tregojnë që kanë qenë efektive. Por duhet të presim në dy javët e ardhshme për të parë ecurinë e kurbës. Situata është shumë dinamike dhe natyrisht nuk mund të flitet sot për një rezultat të saktë. Ky virus ka më shumë të panjohura se sa të njohura, pra do të na duhet që dhe masat do të ndërmarrin do të jetë në varësi që situata na paraqet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA