30 mjekë shqiptarë në Itali/ Ministrja Manastirliu tregon se e kujt ishte ideja

30/03/2020 21:59

Në Open në Top Channel, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli me anë të një lidhje skype ku tregoi se si u zgjodhën 30 mjekët që shkuan në Itali dhe e kujt ishte ide.

“Është një kat solidariteti për një komshi të mirë siç është Italia për ne. Është një mision për jetën për t’i ardhur në ndihmë në një moment të vështirë si po kalon Italia. Nisma ka qenë e Kryeministrit por është përkrahur menjëherë nga mjekët dhe infermierët. Ata janë stabilizuar në një nga spitalet e Brescias. Më kanë informuar se kanë realizuar intervistat e rastit për tu shpërndarë më pas në emergjencat. Përzgjidhja e tyre ka qenë nga aplikimet e bëra në kuadër të thirrjes për vullnetarë.” tha Manastirliu.

“Ata kanë bërë sot një intervistë, Lincensat po depozitohen dhe janë depozituar. Ata kanë bërë një intervistë për të hulmutuar me shumë rreth pozicionimit të tyre”

“Pritet të kemi raste të shtuara. Dy javët do të vendosin se si do të jetë kurba e kësaj pandemie. Edhe modelet më të mira matematikore tregojnë se pa masat e forta do të përballeshim me një kurbë shumë të rrezikshme edhe në mbingarkesë në spitale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA