Lajm tronditës për futbollin spanjoll dhe të gjithë botën e futbollit. Në moshën 14-vjeçare ka ndërruar jetë futbollisti i një prej skuadrave të moshave të Atletico Madrid Christian Minchola Sanchez.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por ky është një lajm vërtetë i rëndë, i publikuar nga Atletico Madrid në faqen zyrtare. 14-vjeçari i talentuar lunate për skuadrën e të rinjëve të Los Colchoneros Infantil C.
Të gjithë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e 14-vjeçarit të cilët duhet të kalojnë një moment shumë të vështirë në jetët e tyre. “Ne jemi të tronditur nga lajmi i trishtuar i vdekjes së lojtarit tonë dhe ndjejmë thellësisht keqardhje për humbjen e tij. Atlético Madrid dhe e gjithë familja jonë do të jenë pranë familjes dhe miqve të Kristianit në këto momente dhimbjeje.”, u shpreh presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo.
Top Channel