“Më shumë se 1000 maska falas për policët e …”, njihuni me rrobaqepësen që po bën gjestin human kundër CoVid-19 në Elbasan

29/03/2020 12:41

ELBASAN- Anila Lici rrobaqepësja 30-vjeçare në këtë situatë emergjente që po kalon Shqipëria me situatën e CoVid-19, ka vendosur që të japë kontributin e saj për të lehtësuar sa më shumë punën e atyre që janë në frontin e parë të kësaj lufte.

Anila, mama e dy vajzave, në këto ditë ku maskat janë mjetet që duhen më shumë se kurrë ka vendosur që ti prodhojë vetë ato dhe ti shpërndajë falas.

“Maskat kushtojnë goxha, një të mirë që e bleva ishte 700 lekë. Mendova se me këtë problem të qep disa dhe tua ofrojë medias, atyre që më kanë kërkuar, policëve, mjekëve. Ka një kosto, por i kam bërë me shumë dashuri. Janë shumë cilësore. Është mëse e sigurt, lahet dhe mund ta përdorësh disa herë. Nëse kanë mundësi biznese të vogla, nuk është se maska ime do të shpëtojë por qoftë një ndihmë e vogël unë këtë profesion kam dhe këtë bëra. Më ndihmon e gjithë familja” tha Anila.

Deri më tani Anila ka shpërndarë rreth 400 maska ndërkohë që është duke punuar edhe 500 maska të tjera. Ajo shpjegon se këto maska janë të sigurta pasi janë bërë nga material tepër cilësor dhe kanë tre shtresa me një filtër në mes. Këto maska mund të lahen dhe ripërdoren.  Edhe pse këto materiale kushtojnë, Anila ka vendosur që profesionin e saj ta përdorë në kuadër të një kauze të mirë për të ndihmuar ata që janë më të rrezikuarit në këto ditë nga CoVid-19.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA