Mbreti “Rama X” në karantinë sëbashku me 20 femra. Plasin polemikat

29/03/2020 19:00

Mbreti Maha Vajiralongkorn në Tailandë ka “izoluar” veten në një hotel luksoz në Alpine pas shpërthimit të koronavirusit, kjo ka shkaktuar zemërimin e qytetarëve të tij duke e kritikuar në rrjetet sociale.

Mbreti, i njohur gjithashtu si Rama X, raportohet se ka rezervuar Grand Hotel Sonnenbichl i cili gjithashtu thuhet se përfshin një “harem” me 20 femra.

Hoteli me katër yje në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani ka marrë “leje të posaçme” nga këshilli i rrethit për t’i akomoduar ata.

Mijëra tailandezë e kanë kritikuar atë në internet, duke thyer ligjet e Tajlandës, sipas të cilave ata që fyen ose kritikojnë monarkinë mund të përballen me burg deri në 15 vjet.

Deri më tani në Tailandë janë konfirmuar mbi 1400 raste dhe mbi 130 të vdekur.

Vajiralongkorn njihet për jetën e tij ekstravagante.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA