Juventus arrin marrëveshjen me lojtarët, kursen 90 milionë euro nga pagat

29/03/2020 07:27

Prej kohësh është folur për ndërprerjen e pagave të futbollistëve gjatë kohës që ata nuk janë në aktivitet, ndërsa klube të shumta europiane kanë shkarkuar nga puna të gjithë futbollistët për të shmangur humbjet e mëdha, por te Juventusi ia kanë dalë të arrijnë një marrëveshje me lojtarët.

Kështu siç njofton klubi bardhezi në një postim zyrtar, është arritur marrëveshja me futbollistët dhe stafin teknik të skuadrës së parë, që të ndërpriten pagat e muajve mars, prill, maj dhe qershor të vitit 2020.

Vetë klubi i Juventusit njofton se në ditët në vijim do të ndiqen edhe procedurat e nevojshme ligjore për këtë çështje, ndërsa pranon se kjo lëvizje do t’u kurseja arkave të klubit një shifër prej plot 90 milionë eurosh.

Natyrisht që ky është një kursim që do t’u jepte frymëmarrje arkave të klubit bardhezi, por vlen të theksohet se në marrëveshjen me lojtarët është parashikuar ,që nëse sezoni rifillon në muajin maj apo qershor, atëherë pagat e muajve kur ata do t’i rikthehen aktivitetit normal, do t’i marrin sipas kontratës.

Pra nëse kampionati italian do të startonte më maj, Juventus do të kursente vetëm gjysmën e shifrës së sipërpërmendur, ose 45 milionë euro, që gjithsesi do të kontribuojnë sadopak në uljen e humbjeve të këtij sezoni, që pritet të jenë të konsiderueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA