Zmadhimi i zemrës është një sëmundje që shkaktohet nga dëmtimi i muskulit të zemrës si pasojë e tensionit të lartë të gjakut ose problemeve të tjera koronare. Njerëzit që vuajnë nga zemra e zmadhuar duhet të kenë një stil të shëndetshëm jetese por edhe të marrin ndihmën dhe përkujdesjen e duhur mjekësore.
Një zemër e zmadhuar ka vështirësi në pompimin e gjakut, ndaj kjo është arsyeja përse njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë nevojë për përkujdesje gjatë gjithë jetës. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat natyrale se si të përkujdeseni për veten dhe për këtë problem.
Ndryshime Në Regjimin Ushqimor
Vitamina B1
Njerëzit që vuajnë nga zmadhimi i zemrës duhet të hanë më shumë ushqime të pasura me vitaminë B1. Ndër këto ushqime mund të përmendim: fasulet, lulelakrën, shpargun, brokolin, domatet, spinaqin, lakrat e vogla, arrorët, thjerrëzat dhe mishin pa dhjamë.
Kaliumi
Ushqimet e pasura me kalium janë të rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Kaliumi rregullon rrahjet e zemrës dhe ndihmon gjatë kontraktimeve të muskujve të saj. Ushqimet e pasura me kalium përfshijnë: domatet, patatet, bananet, frutat e thata, spinaqin dhe avokadon.
Kripa
Kripa është e dëmshme për njerëzit, zemra e të cilëve është e zmadhuar. Kripa e tepërt shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe e stërmundon zemrën ndaj kufizojeni atë në mënyrë thelbësore.
Yndyrnat
Ushqimet e shpejta, të skuqura, të përpunuara duhen shmangur plotësisht, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org. Sipas tyre është e rëndësishme që të konsumohen më shumë yndyrna të shëndetshme siç janë vaji i ullirit, vaji i farave të susamit dhe vajra arrorësh dhe farash.
Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë është një produkt që nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor të një pacienti që vuan nga zmadhimi i zemrës. Përdorni gjysëm luge çaji me kokrra piperi, bluajini dhe përziejini me gjysëm luge çaji me shafran. Këtë përzierje duhet ta konsumoni gjatë vakteve tre herë në ditë.
Hudhra Dhe Çaji Jeshil
Ekspertët gjithashtu rekomandojnë ngrënien e dy thelbinjve hudhre në ditë për të ulur tensionin e gjakut. Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që ulin kolesterolin dhe përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut. Rekomandohet pirja e tre filxhanëve me çaj jeshil në ditë.
Speci Djegës
Speci djegës është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që është i rëndësishëm për kolagjenin, një proteinë thelbësore edhe për shëndetin e zemrës. Hidhni një majë luge me spec djegës në një gotë me ujë. Këtë lëng duhet ta pini dy herë në ditë.
Rekomandime Të Tjera
Njerëzit që vuajnë nga zmadhimi i zemrës duhet të mos pijnë duhan dhe të kufizojnë ndjeshëm pirjen e alkolit. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm sepse e bën trupin më të ftohtë dhe pengon shtimin në peshë që është shumë e dëmshme për zemrën. Ekspertët rekomandojnë uljen e nivelit të stresit.
Simptomat E Zmadhimit Të Zemrës
Në shumë raste zmadhimi i zemrës nuk shoqërohet me simptoma, por ato shfaqen kur sëmundja ka avancuar shumë. Këto simptoma janë:
Vështirësi në frymëmarrje
Enjtje të këmbëve dhe duarve
Shtim i menjëhershëm në peshë si pasojë e akumulimit të lëngjeve
Lodhje dhe plogështi
Çrregullim të rrahjeve të zemrës./AgroWeb
Top Channel