Tre qytetarë në Serbi janë dënuar me burgim për shkelje të urdhrit për vetizolim, i cili synon të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit.

Dënimet nga dy deri në tre vjet burgim u shqiptuan gjatë video-seancave gjyqësore. Seancat u zhvilluan në distancë për të mbrojtur punonjësit dhe të pandehurit nga ekspozimi i mundshëm ndaj koronavirusit.

Njëri nga të pandehurit u dënua me maksimumin prej tre vjetësh burgim në qytetin Dimitrovgrad, ndërsa dy të tjerë me nga dy vjet, përkatësisht dy vjet e gjysmë, në qytetin e Pozharevcit. “Duke shkelur vetizolimin, ata kanë krijuar rrezik për shëndetin e njeriut”, tha Dragana Jevremoviq-Todoroviq, gjykatëse dhe zëdhënëse e gjykatës në Pozharevc.

Serbia ka regjistruar 528 raste të të infektuarve me koronavirus dhe tetë vdekje. Masat kufizuese, të ndërmarra nga autoritetet atje, përfshijnë ndalimin e lëvizjes jashtë të njerëzve mbi 65 vjeç dhe orën policore gjatë natës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA